Lifestyle - Për Më Shumë - Kliko Këtu -

26/01/2010 01:29

 

Rrezitja forcon epshin mashkullor

Një studim i rri ka treguar se rrezitja forcon libidon (epshin) mashkullore, sepse me rritjen e nivelit të vitaminës D (si rezultat i rrezitjes) rritet edhe niveli i testosteronit në gjakun e mashkullit.

Shkencëtarët austriakë nga Fakulteti i Mjekësisë në Graz kanë zbuluar se meshkujt të cilët kanë nivel më të lartë të vitaminës D në gjak, kanë edhe sasi më të madhe të hormonit seksual mashkullor- testosteron.

Të dhënat e reja plotësojnë rezultatet e studimeve të mëparshme, sipas të cilave vetëm një orë ekspozim ndaj rrezeve të diellit brenda ditës, mund të forcojë epshin mashkullor për 69%.

Testosteroni është hormoni më i rëndësishëm seksual mashkullor, i cili është përgjegjës për zhvillimin e organeve seksuale mashkullore, pastaj krijimin e karakteristikave tipike mashkullore, prodhimin e spermës dhe kontrollimin e epshit.

Fakt: Femrat trashen pasi martohen

Hulumtimet e reja kanë vërtetuar se pas martesës, femrat në të vërtetë ‘lëshojën veten’ dhe shtojnë në peshë.

Studimi i zhvilluar në Australi ka treguar se femrat e martuara peshojnë mesatarisht katër kilogramë më shumë, sesa moshataret e tyre të pamartuara, ndërsa peshë edhe më e madhe është vërejtur te femrat të cilat lindin fëmijë.

Ekspertët kanë përcjellë 6.000 femra të moshave ndërmjet 18 dhe 23 vjeç, për një periudhë dhjetëvjeçare.

Secila femër që ka marrë pjesë në studim, kohë pas kohe ka përshkruar peshën e saj, gjatësinë, moshën, aktivitetet fizike dhe për konsumimin e alkoolit dhe të ushqimit.

Është zbuluar se më së shumti trashen femrat të cilat martohen dhe ato që lindin fëmijë. Ato femra të cilat nuk ishin martuar kishin mbajtur thuajse gjithmonë peshën e njëjtë trupore.

Aroma e tij zbulon nëse ju pëlqen

Aroma e djersës së mashkullit dallon varësisht nga disponimi i tij, ndërsa femra në bazë të kësaj arome mund të zbulojë nëse mashkulli e pëlqen atë ose jo.

Një hulumtim i realizuar nga ekspertët pranë Universitetit Rice në Teksas, ka treguar se femrat mund të dallojnë dy tipa të erës së djersës- normale dhe seksuale.

‘Djersa normale’ është vërejtur te meshkujt të cilët gjatë 20 minutave kanë përcjellë një xhirim edukativ.

Pas kësaj, nga meshkujt është kërkuar që të shikojnë xhirime erotike për 20 minuta, me ç’rast është paraqitur ‘djersa seksuale’.

Ekspertët kanë arritur të kuptojnë se truri i femrës është i aftë që të dallojë llojin e djersës së mashkullit, dhe të kuptojë nëse i lë përshtypje apo jo.

Meshkujve u lejohet të tradhtojnë?

Tradhtia bashkëshortore është shenjë e martesës së shëndoshë- thotë psikologia franceze Maryse Vaillant.

Vaillant, në librin e saj të ri thotë se meshkujt nuk duhet të ndëshkohen nga gratë e tyre për faktin se kanë të dashura, por gratë duhet ta pranojnë tradhtinë si ‘një përvojë çliruese’.

Sipas të dhënave në librin “Meshkujt, femrat dhe besnikëria”, 40% e meshkujve francezë tradhtojnë gratë e tyre, dhe për këtë arsye Vaillant e konsideron tradhtinë si të pashmangshme.

Sipas psikologes, fajtor për tradhtinë është ‘funksionimi fizik’ i meshkujve të caktuar, të cilët vazhdojnë të jenë të dashuruar në gratë e tyre. Ndërsa Vaillant thotë se meshkujt që nuk i tradhtojnë gratë e tyre, kanë karakter të dobët.

Pika-G nuk ekziston!

Gjatë gjithë jetës së tyre meshkujt mundohen të kënaqin partneret e tyre duke kërkuar të ashtuquajturën ‘pika-G’, ndërsa një studim i ri britanik ka treguar se ky vend sekret i ndjesisë së paharrueshme, në fakt nuk ekziston!

Edhe pse është menduar se disa femra mund të kenë pikën-G, dhe disa të tjera jo, shkencëtarët pohojnë se kjo është vetëm një mit.

Të dhënat janë të bazuara në hulumtimin e realizuar nga King College te 1.800 femra, të moshave ndërmjet 23 dhe 83- vjeçare, të cilat njëherit kanë pasur edhe motrat binjake.

“Është e papërgjegjshme që t’i bindim femrat për diçka që nuk e ndjejnë, sepse për këtë arsye ato ndjehen të pakënaqura dhe më keq se të tjerat”, është shprehur njëra nga autoret e studimit, Andrea Burri, e cila ka shtuar se ‘pika-G’ ka sjellë presion edhe te meshkujt, të cilët janë ndier të paaftë nëse nuk e kanë kënaqur partneren e tyre.

Përfundimi i këtij studimi është se “femrat mendojnë që kanë pikën-G, pasi që dëshirojnë të jenë më atraktive, më të dëshiruara dhe seksualisht më aktive”.

Këshilla Lifestyle

Është hera e parë për ty

Seksi mund të jetë i veçantë dhe rrëqethës... ose mund të jetë i ngathët, i rremë dhe i dështuar. Ti mund të përjetosh gjithçka që seksi ka për të ofruar.

Nuk ka një rregull të paracaktuar për atë që vjen më pas. Nuk mund të vendosësh rregulla për seksin. E rëndësishme është që ajo që seksi, t'ju bëjë të ndiheni mirë. Të "ndjerit mirë" duhet të zgjasë edhe pas seksit. Ju nuk duhet të ndiheni në ankth për ndonjë shtatzëni të padëshiruar apo mbartjen e sëmundjeve të këqija. Pra, gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni janë kontraceptivët dhe seksi i sigurt.

Kur duhet të bëjmë seks?

Nuk ka rëndësi se kur vendosni të bëni seks. Ajo që ka rëndësi është që ti dhe partneri yt të jeni gati për ta bërë një gjë të tillë. Disa njerëz parapëlqejnë të bëjnë dashuri në agim, disa të tjerë pasdite, të tjerë në errësirën e natës. Më shumë rëndësi se "kur-i", ka "sa-ja", koha që ju duhet të shpenzoni duke bërë seks. Duhet të keni kohë të mjaftueshme kur të bëni seks për herë të parë. Fundjava do të ishte ideale, ose e pakta një ditë, duke përfshirë dhe kohën e gjumit.

A mos duhet të hamë apo të pimë diçka përpara se të bëjmë seks?

Mos hani shumë se mund t'iu zërë gjumi. Hani pak. Mos konsumoni shumë alkool, mundësisht fare. Alkooli mund t’jua heqë ndrojtjen si për fillim, por nga ana tjetër vështirëson ereksionin (ngrehjen).

Ku duhet të bëjmë seks?

Vendi që do të zgjidhni për të bërë seks është një nga zgjedhjet më të rëndësishme. Gjetja e një vendi ku të dy të mund të jeni në intimitet për rreth dyzetetetë orë pa ndërprerje është e vështirë në atë moshë kur shumica e njerëzve planifikojnë të humbasin virgjërinë e tyre. Por ia vlen mundimi, ama!. Makinat nuk kanë aq hapësirë sa duhet për të bërë seks, ndërsa gjetja e ndonjë qosheje, me insekte, pluhur etj.nuk le vend për shumë intimitet.

Shtrati është vendi më i përshtatshëm për të bërë dashuri. Më e mira është të keni një dhomë personale me të gjitha pajisjet që i nevojiten një dhome gjumi, përfshi këtu dhe pasionin, rehatinë, hapësirën, dhe sigurisht një tualet. Bëni një dush së bashku! Përpara se te jeni gati për seks, prekni njëri-tjetrin. Njihni trupat tuaj. Mos u nxitoni! Kjo do të thotë të bësh dashuri.

Çfarë duhet të marrim me vete në këtë rast?

Merrni gjithçka që ju nevojitet për t’u ndierë rehat, absolutisht gjithçka. Përdorni kontraceptivë (pilula ose prezervativë), sipas dëshirës suaj.

A do ta arrijmë orgazmën në të njëjtën kohë?

Mos u shqetësoni fare nëse nuk e arrini njëkohësisht orgazmën. Disa femra e arrijnë orgazmën pasi kanë fituar një farë përvoje, por edhe nëse ju të dy jeni të aftë të arrini orgazmën, shanset që ta arrini njëkohësisht janë shumë të pakta (90 % gjasa që nuk ndodh). Kënaquni dhe mos kini turp t'i tregoni njëri-tjetrit se çfarë ju pëlqen dhe ju kënaq vërtet.

PËR VAJZAT

Çfarë duhet të bëj më përpara?

Nuk mund të presësh që ai të dijë se çfarë të bën të ndjehesh mirë. Duhet t'ia thuash ose t'ia tregosh duke marrë dorën e tij dhe duke e vendosur atje ku ndjen më shumë kënaqësi. Mos ki turp t'i kërkosh të jetë më i ëmbël apo të ndryshoni pozicion. Merrini gjërat shtruar. Nëse edhe ai e ka për herë të parë, atëherë mund të jetë i nervozuar dhe penisi mund të mos reagojë që në fillim. Nevojitet durim, ëmbëlsi dhe mirëkuptim që gjithçka të kalojë pa problem. Edhe ti mund ta kesh të vështirë ta ndihmosh, prandaj ju këshillojmë që t'i jepni vetes shumë kohë.

Do të më dhembë?

Ndoshta të ka rastisur që të dëgjosh histori të tmerrshme se sa e dhimbshme është humbja e virgjërisë. Për disa femra kjo është e vërtetë, por me partnerin dhe komunikimin e duhur, mund të kesh një penetrim jo të dhimbshëm. Mos e ngut partnerin. Mundësisht përdor një lubrifikues. Në fillim fut gishtat e tij në mënyrë që të hapet vagina. Thuaji se kur të pëlqen dhe kur të dhemb.

Pushoni disa minuta gjatë të cilave penisi i djalit të bëjë presion të lehtë mbi hapjen tuaj vaginale. Stimuloni pak klitorin tuaj. Nëse e ndjeni të nevojshme, bëni një pushim më të gjatë duke biseduar dhe u përqafuar me njëri-tjetrin. Kur të jeni gati, në qoftë se jeni, provoni përsëri.

Mund të duhet ta bëni këtë disa herë, ndërkohë, që vazhdoni të jeni të kënaqur dhe intimë. Nuk ka asnjë arsye të kërkoni të falur për këtë. Mund të ndodhë që ju kuptoni se nuk jeni gati, ose nuk dëshironi të penetroheni thellë që në tentativën e parë. Flisni për këtë me djalin. Kjo është një gjë normale dhe ai duhet t’u kuptojë.

Ka pak vajza që e kanë himenin shumë rezistent dhe që nuk hapet fare. Këto vajza ndjejnë dhimbje të tmerrshme herën e parë. 

Duhet kirurgu ose doktori, i cili do të bëjë një incision përpara se ju të keni bërë penetrimin. Po qe se dhimbjet vazhdojnë, shkak mund të jenë disa gjendje të tjera shëndetësore: infeksionet, cistet, vestibuliti vulvar dhe të tjera si këto, që duhet të mjekohen. Ju mund të gjakoseni gjatë interkursës së parë, madje, edhe disa interkursa të tjera pas të parës, mund të jenë me gjak. Po qe se je lubrifikuar mirë dhe djali vepron ngadalë, ky gjak do të jetë minimal.

Çfarë pozicioni duhet të përdor?

Shumë femra parapëlqejnë të bëjnë seks për herë të parë duke qëndruar lart, nga ku mund të kontrollojnë futjen e penisit. Të tjerat duan të qëndrojnë poshtë dhe t'ia lënë të dashurit të tyre situatën në dorë. Zgjidh atë që është më e mirë për ty. Mos harro t'i thuash atij që të mos nxitohet dhe nëse ke nevojë, përdor lubrifikues.

PËR DJEMTË

Por sikur të ‘dështosh’?

Mund të duket qesharake, por është krejt normale që penisi yt, i cili deri tani ka punuar si mos më mirë, mund të futet në grevë pikërisht në momentin më të papërshtatshëm.

Kjo është e natyrshme, je nervoz. Merr frymë thellë. Bëj diçka tjetër. Përdor duart, buzët dhe gjuhën. Përpiqu ta harrosh sikletin dhe do të shikosh që penisi do të përgjigjet. Është thjesht diçka e përkohshme.

Duhet t'i them asaj që jam i virgjër?

Shumë meshkuj mendojnë se meqenëse janë të tillë (meshkuj), duhet patjetër ta kenë situatën nën kontroll, pavarësisht se kush ka më shumë eksperiencë. Nëse ti je i virgjër dhe ajo jo, thuaje. Lëre femrën të të drejtojë nëse është dakord. Kjo është një përvojë mësimore dhe dashurie. Mos ki turp nga e vërteta. Shumë femra do të parapëlqenin më shumë ta dinin se ngathtësia jote mund të vijë nga mungesa e eksperiencës dhe jo nga paaftësia.

Po sikur të arrij orgazmën shumë shpejt?

Nëse e arrin orgazmën shumë më shpejt nga sa do të doje, qetësohu! Mos u ngut. Provoje sërish. Herën e dytë do të jesh më i qetë dhe i gatshëm për një marrëdhënie të kënaqshme.

Zgjidhja më e mirë është që herën e parë të përdorësh prezervativ (patjetër). Nëse për ndonjë arsye (p.sh. mashkulli është kokë gdhë dhe femra ka turp t'i thotë jo) ndodh që nuk përdor prezervativ dhe ejakulon jashtë, ki parasysh se pas ejakulimit të parë kanali urinar duhet njëherë të pastrohet nëpërmjet urinimit dhe larjes me ujë natyrisht. Në të kundërt, një penetrim i dytë me penis të "pa pastër" rrezikon që femra të mbetet shtatzënë.

Ka formën e duhur...?

Gjatësia e penisit është një shqetësim i zakonshëm për djemtë. Normalisht penisi është diçka më shumë se 14 cm i gjatë në fazën e ereksionit dhe kjo mjafton për të prekur çdo qendër nervore të klitorit dhe vaginës, përfshi dhe pikën e famshme G. Vagina është në gjendje të zgjerohet për të pranuar një penis të madh, ose të përshtatet për një penis më të vogël. Madhësia e penisit ka të bëjë shumë pak me aftësinë tënde si “dashnor”.

Një çështje tjetër është forma. Disa meshkuj shqetësohen sepse penisi i tyre anon poshtë ose majtas dhe mendojnë se nuk janë normalë ngaqë nuk shikojnë forma të tilla në filmat erotikë. Të tjerët shqetësohen se përkulja poshtë do të krijojë vështirësi në seks pasi vagina nuk përshtatet me forma të tilla.

Mos harroni se mund të bëni seks në pozicione të ndryshme. Penisi dhe vagina mund të përshtaten në mënyra të ndryshme dhe se çdo pozicion i ri mund t'ju sjellë kënaqësi ty dhe partneres tënde. Disa njerëz mendojnë se një penis i anuar poshtë mund të krijojë lehtësi në seksin oral.

Do të jem një “dashnor” i mirë?

Të qenit “dashnor” i mirë nuk ndodh automatikisht. Me partneren, kohën, ledhatimet dhe praktikën e duhur, ke gjithçka që duhet për të qenë një partner i mrekullueshëm. Herët e para do të jenë disi të pakëndshme dhe të ngathëta, por ato do të jenë fillimi i çasteve të mëdha për pjesën tjetër të jetës.

Për meshkujt, seksi - një çështje biologjike?

Pak fantazi nuk të bën keq. Takimi të ka shkuar mirë me të. Më në fund, po ndiheni e tërhequr prej një mashkulli, që duket se i ka të gjitha. Atij nuk i mungon as sensi i humorit, dhe as e shumëpëlqyera. Sigurisht gjëja e parë që bëni është t’ia tregoni me vrap shoqeve sesi ai ju solli një tufë me lule, apo sesi ju dhuroi një puthje të ëmbël duke ju uruar natën e mirë.

Padyshim, këto janë sjelljet tipike të çdo mashkulli, por vetëm sepse ai dëshiron t’ju bëjë të tijën. E ndërsa, në imagjinatën e femrave, trillohen lloj-lloj historish romantike me TË. AI, ka të tjera mendime në kokë. Mendimet sesi do të jeni ju në shtrat. Dhe mos kujtoni, se pasi ju keni fjetur me të, quheni zyrtarisht të lidhur. Jo, jo. E vetmja lidhje që ka ekzistuar, ka qenë ajo e organeve tuaja gjenitale.

Akoma më keq do të ndiheni, nëse kërkoni që Ai të mbetet ai tipi romantik i fillimit edhe në krevat. Por, më mirë lexoni këshillat e mëposhtme, që megjithëse do t’ju shkundin ca, me siguri do t’ju mësojnë gjëra interesante që duhet t’i mësoni për botën mashkullore.

1. Atij, nuk mund t’i ndodhë ereksioni, atëherë kur ju teket ju. Sepse, krejt ndryshe nga ç’besohet nga pjesa dërrmuese e femrave, burrat nuk mund të eksitohen, vetëm sepse më në fund ju hoqët dorë, nga të qenit e “ftohtë”. Kini parasysh, se atë e sillni në qejf vetëm ju. Prandaj, duhet t’i hysh vetë kësaj pune.
2. Puthja nuk duhet të jetë domosdoshmërisht romantike, delikate dhe e ëmbël. Ndonjëherë, puthjet e egra, (qoftë vetëm një prekje e fuqishme me buzët e tij), janë ato të duhurat, kur situata është shumë e nxehtë. 

3. Përse na qenka përgjegjësia vetëm e tij, që ju nuk arritët në orgazëm. Ju e njihni më mirë trupin tuaj, teknikat që ju sjellin në qejf. Tregojani pra, atij. Sepse, në të kundërt faji do të jetë vetëm i juaji, nëse ai pas orgazmës është duke shijuar një cigare, ndërsa ju mbeteni me gisht në gojë.

4. Mos prisni ledhatime pas aktit. Meshkujt janë të ndryshëm nga femrat. Seksi për shumë femra, do të thotë një lidhje dhe bashkim shpirtëror më i madh me partnerin. Për meshkujt, seksi është një çështje biologjike. Prandaj, është e kotë, që të bindni partnerin tuaj që të ndjejë të njëjtën lidhje shpirtërore si ju. 

5. Pas aktit, me siguri që ai dëshiron të bëjë një gjumë të mirë. Ndërsa ju… Ju dëshironi që t’ju zërë gjumi në krahët e tij. Dakord, nuk është keq për disa çaste të rrini në krahët e njëri tjetrit. Por, qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion, është vërtet i parehatshëm dhe të dy keni për të bërë një gjumë të keq. Atëherë, binduni se gjumi ka rëndësinë e vet, e sa më rehat ta bëni, aq më më mirë do të jetë për të dy.

6. Sigurisht femrat, dëshirojnë që i dashuri i tyre, t’i mbushë me trëndafila në çdo takim. Ndonjëherë, kjo është diçka e bukur, madje meshkujt e bëjnë me dëshirë. Por, ndonjëherë, ama. Sepse, t’i kërkoni partnerit tuaj, që t’ju vijë në takim gjithmonë me një buqetë lulesh, është njësoj sikur ai t’ju kërkonte, të visheshit dhe silleshit gjithmonë si pornostar. Nëse, ju nuk e bëni dot gjithmonë pornostarin, mos prisni që ai t’ju sjellë gjithmonë lule.

7. Në shtrat duhet të jeni egoiste. Lërini broçkullat që tregojnë shoqet nëpër kafene. Seksi, nuk është shpikur për të kënaqur vetëm mashkullin. Prandaj, mendoni në radhë të parë të kënaqni veten.

8. Mos u mërzisni më kot, sepse gjatë seksit oral, ai në vend t’ju ledhatojë flokët, ju shtyn me forcë drejt organit të tij. Nuk e kuptoni dot pse? Shpjegimi është fare i thjeshtë: Ju nuk po e bëni si duhet dhe sidomos jeni treguar të pavëmendshme ndaj sinjaleve të mëparshme. Prandaj, puna arrin deri aty, sa ai t’ju drejtojë lëvizjet (ndoshta edhe me forcë), drejt zonave ku ai përjeton kënaqësinë më të madhe.

9. Pozicioni misionar, nuk është justifikimi i duhur që ju të mos bëni asgjë.

10. Ai nuk zhvishet me kujdes dhe hijeshi. Sigurisht, sepse ai mezi pret t’ju hidhet sipër. Por, meqë ju bezdis shumë kjo puna e të zhveshurit, jepini duarve, dhe zhvisheni vetë.

11. Depiloni pjesët intime. Është e vërtetë, që dylli është një torturë e vërtetë kur vjen puna për depilim. Me siguri meshkujve i vjen keq për vuajtjet dhe sakrificat e femrave për të qenë të pastra. Por, nëse ju nuk tregoni kujdesin maksimal “aty poshtë” atëherë mos prisni t’ju puthin pikërisht aty.

12. Mos kujtoni se pas seksit, vjen dhe bashkimi sentimental mes jush. I vetmi bashkim që ka ndodhur është mes dy organeve gjenitale.
13. Ai nuk e kupton se çfarë ndjeni vetëm nga rënkimet tuaja. Thuajani me fjalë çfarë kërkoni prej tij. Keni dëgjuar ndonjëherë një regjistrim të zërit tuaj gjatë aktit seksual?

14. Ti preferon seksin e sigurt. Atëherë, mbani gjithmonë një pako prezervativ me vete. Përse duhet domosdoshmërisht që ai të merret dhe me masat mbrojtëse. Mos harroni se për çdo rast, vetëm ju rrezikoni të mbeteni shtatzënë. Në rastin më të keq, mund të rrezikoni sëmundje të pashërueshme si AIDS.

15. Pak fantazi nuk i bën keq njeriu. Prandaj nëse ai ju flet me fjalë të pista, nuk keni pse mërziteni. Ai ju ka respektuar gjithë kohës. Por nëse ju thotë “kuçka ime” në shtrat, mos u shqetësoni, sepse këto janë forma përkëdheljeje. Ai do të tregojë se është i eksituar. Me siguri të nesërmen, ju nuk do të jeni më “kuçkë”, por princesha e tij.

16. Spontaniteti nuk duhet refuzuar asnjëherë. Duket e vështirë, por seksi jashtë dhomës së gjumit, ndonjëherë sjell kënaqësinë më të madhe.

17. Ai nuk ka fare dëshirë t‘ju zhveshë. Nuk e kuptoni dot që Ai e konsideron një torturë të vërtetë. Ndihmojeni të paktën, për ta bërë këtë punë.

18. Të jeni të sigurta, se të zhveshurit në errësirë, atij nuk do t’i pëlqente aspak. Dakord, ndiheni në siklet sidomos herën e parë, kur zhvisheni para tij. Por, të paktën, zhvishuni nën një dritë të zbehtë. Lëreni të kënaqë syrin me sadopak.

19. Mos refuzoni pozicionin, kur ju jeni sipër. Përse pritet që gjithçka duhet ta bëjnë meshkujt?Tregojani qartë se çfarë ju pëlqen ose jo gjatë aktit.

20. Sepse, nëse ai ju pyet për diçka dhe ju përgjigjeni me një pyetje tjetër duke qeshur, atëherë me siguri ai ka për ta marrë si pohon, dhe pa ju pyetur, ja ku ndodh një penetrim anal, që nuk e pëlqeni aspak. Pastaj, ndiheni të fyera, të shfrytëzuara etj etj. Por, në këtë mes, faji është edhe i juaji.